Barcelona ndodhet në një moment kritik lidhur me të ardhmen e Andreas Christensen. Mbrojtësi danez, i cili ka kontratë deri më 30 qershor, ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim me klubin, dhe drejtoria sportive synon të zgjidhë situatën sa më shpejt për të planifikuar mbrojtjen e sezonit të ardhshëm.
Klubi i ka bërë një ofertë të fundit për dy vjet, ku paga bazë është më e ulët se paga aktuale, por përfshin bonuse që mund ta rrisin pagën nëse ai luan shumë ndeshje gjatë sezonit. Kjo strategji synon të sigurojë që lojtarët të jenë të pranishëm në fushë para se klubi të angazhojë shuma të mëdha. Oferta përmban edhe kushte që mbrojnë klubin, nëse Christensen nuk luan më shumë se 30% të ndeshjeve, klubi mund të ndërpresë kontratën duke paguar një dëmshpërblim më të vogël.
sfidanti.al

