Xabi Alonso gati të heqë dorë nga “aspirinat”

Ksabi Alonso mund të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Dhe një lajm të mirë e jep për 100% të sigurt, programi spanjoll “El Chiringuito”. Trajneri spanjoll është duke bërë një punë fantastike me Bajer Leverkusenin që aktualisht renditet në vendin e parë në Bundesligë. Dhe emri i 41- vjeçarit është lakuar për të marrë drejtimin e shumë ekipeve të mëdha, falë punës së tij fantastike me “aspirinat”. Ndër to janë edhe dy ish-klubet e tij, Liverpuli dhe Reali i Madridit, por në Spanjë e bëjnë të sigurt se ish-mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai është stoli i kampionëve të Gjermanisë.

sfidanti.al