Willian e kap me Conten: Trajner i madh, por nuk dinte të administronte grupin

Willian kthehet të flasë për të kaluarën e tij te Chelsea dhe këtë e bën në një intervistë për UOL Esporte teksa në një moment përmendi edhe raportet e tij të vështira me Antonio Conten kur ky i fundit ishte në pankinën e Bluve të Londrës.

‘Është një trajner i madh-tha Willian që tashmë është në radhët e Arsenalit-ka shumë ide, punon shumë në aspektin taktik dhe për mbrojtjen. mendoj se për mënyrën e punës së tij për ndeshjet nuk mund të thuhet asgjë. Problemi i tij ishte administrimi i grupit. Ky aspekt i mungonte dhe për këtë arsye kishte shumë probleme me disa futbollistë, duke përfshirë këtu edhe mua. Mendoj se nuk arrinte dot të kuptonte se kishte nën urdhrat e tij shumë futbollistë të ndryshëm, nga vende të ndryshme, lojtarë që konsideroheshin yje, lojtarë të rëndësishëm edhe për klubin’.

sfidanti.al