West Ham në luftë me federatën

Lucas Paqueta mund të përjashtohet përjetësisht nga Premier League për shkak të basteve por West Ham ka zgjedhur të bëjë një hap më të madh duke e çuar çështjen në Gjykatën Sportive të Lozanës. Edhe pse Federata Angleze nuk ka marrë ende asnjë vendim për brazilianin. Mendohet se shumë shpejt do të vijë vendimi për përjashtimin e tij nga futbolli ishullor dhe kjo ka bërë që klubi londinez të mendojë për aksione ligjore kundër federatës. West Ham beson se kjo është një çështje që nuk i takon juridiksionit të federatës dhe në rast se do të dalë fitues në këtë betejë, atëerë mund të vendosë një precedent që mund të shpëtojë edhe Sandro Tonalin e Newcastle.

sfidanti.al