Vinicius: Dua rinovimin me Real Madrid

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Atletico Madrid në Champions, ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, foli edhe për të ardhmen e tij, duke u ndalur te një transferim i mundshëm në ligën saudite.

“A po mendoj të shkoj në Arabinë Saudite? Jam i qetë sepse kam një kontratë deri në vitin 2027. Shpresoj që  të rinovoj sa më shpejt të jetë e mundur, Ndihem mirë me të gjithë këtu”, tha ai.

sfidanti.al