Vidhen kompjuterët e analistëve të Zvicrës

Sipas ekspertëve sekreti i suksesit të Zvicrës në këtë Europian është në përgatitjen taktike të ndeshjes. Vetëm një gol i Niklas Fullkrug në minutën e 92 i mohoi helvetëve kryesimin e grupit A. Gjithsesi skuadra ka demostruar se është një nga surprizat e këtij europiani falë përgatitjes së mirë të skuadrës nga Murat Yakin. Një aspekt që ka është tentuar të goditet nëpërmjet një vjedhjeje që ka ndodhur ditët e kaluara në Dysseldorf në kampin bazë të Zvicrës.

Siç bën të ditur Bild në grumbullimin e Zvicrës janë vjedhur disa kompjutera që ju përkisnin analistëve të ndeshjes në stafin e trajnerit Yakin, pre truri i përgatitjes taktike të helvetëve.

Gjithsesi zëdhënësi i Federatës Zvicerane Adrian Arnold ka shuar entuziazmin e hajdutëve pasi deklaroi “mund të konfirmoj se tre kompjutera të bashkëpunëtorëve tanë janë zhdukur nga hoteli, kemi informuar policinë. Në të tre kompjuterat nuk ishin ruajtur të dhënë që përdorim për këtë turne, nëse bëhet fjalë për një sabotim të kombëtares tonë, nuk ju ka ecur”.

Tani do të mjaftojë hapja e kamerave të sigurisë të hotelit për të kuptuar kush ka kryer vjedhjen, duke kuptuar nëse bëhet fjalë për një tentativë sabotazhin në prag të 1/8 ku skuadra do të përballet me Italinë, apo nëse është një krim ordiner që s’ka të bëjë fare me ecurinë e europianit.

 

sfidanti.al