Ne mendojmë se është e vështirë që kjo të ndodhë, pra themi që mesfushori holandez do të shkojë në “Old Traford”. Gjithsesi, nga Anglia ka lajme se Çelsi ka hyrë në garë për Frenk De Jongun. Trajneri Tomas Tuhel e di se për çfarë lojtari bëhet fjalë dhe mund të konkurrojë jo vetëm në aspektin financiar, i ndihmuar nga milionat e –pronarit të ri, Tod Boehli, por edhe nga oferta për të qenë në Champions. Mançester Junajtidi do të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, një minus i madh për “djajtë e kuq”, ndërsa pritet të shihet sesi do të vendosë holandezi. Junajtidi ofron rreth 80 milionë euro për De Jongu, Barcelona ende nuk ka kthyer përgjigje, ndërsa Çelsi është në pritje.
Sfidanti.al