Vërtet mund të paguajnë Reali e PSG-ja, 165 milionë për Sanenë?!

Kontrata e tij përfundon në 2023, por gjithsesi pozicioni nuk duket kushedi çfarë i sigurt! Sadio Mane e ka një mendim për t’u larguar nga Liverpuli, në mos këtë vit, verën tjetër, dhe kjo duket në faktin se pas 9 muajsh përpjekjeje, palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovim. Mediat britanike shkruajnë se Reali i Madridit dhe Paris SG, sipas burimeve pranë tyre, mund të jenë gati të paguajnë rreth 150 milionë paundë stërlina, aq sa Liverpuli vlerëson kartonin e sulmuesit afrikan.

Me kursin e shkëmbimit të këtyre kohëve, i bie që kartoni do të kushtonte rreth 170 milionë euro, një shifër tepër e lartë për gjendjen financiare të klubeve sot për sot, pas epidemisë së koronavirusit. Liverpuli i ka bërë ofertën e re Sanesë, me rrogë 220 000 paundë stërlina në javë, aq sa është oferta për Van Dajkun, por ende nuk ka përgjigje. Trajneri Jurgen Klop qenka kaq i shqetësuar saqë ka pyetur direkt në klub nëse Sane dëshiron të qendrojë apo jo. Nëse, sulmuesi dëshiron të largohet, atëherë duhet gjetur një alternativë.

Sfidanti.al