“Vdes” rekordi i Zazas, penalltia më e shëmtuar mban emrin..Dodo

Dodo, futbollist brazilian i Giresusporit në Turqi, ekzekutoi një nga 11-metërshat më të këqinj në histori.

Në përballjen e Kupës së Turqisë ndaj Fenerbahçes, mesfushori imitoi penalltinë e famshme të sulmuesit italian Simone Zaza në Europianin e vitit 2016, me një rezultat katastrofik.

Dodo goditi shumë keq dhe topi as nuk arriti në portë pasi u përplas disa herë në tokë.

Sfidanti.al