Van Dijk mendon për milionat nga Arabia

Liverpuli nuk duhet të jetë i shqetësuar vetëm nga vardisja e PSG-së ndaj kapitenit të saj, Virgil van Dijk. Lojtari është pa kontratë në fund të sezonit dhe u pa duke biseduar me drejtuesit e PSG-së pas ndeshjes së Championsit në “Anfield”. Por mbrojtësi holandez ka marrë një ofertë prej 17 milionë paundësh në vit për t’u bashkuar me Al-Hilal në Arabinë Saudite, sipas “L’Equipe”. 33-vjeçari është ende i pavendosur dhe po fokusohet në fundin e sezonit, ku mund të fitojë dy trofe të tjerë, Kupën Karabao të dielën dhe titullin kampion. “Reds”-at do të luajnë kundër Njukasëllit në “Wembley”, ndërsa Premier Ligën e kryesojnë +15 nga Arsenali i vendit të dytë.

sfidanti.al