Quhet Virgil Van Dajk, është holandez dhe mbrojtës i qendrës. Është edhe tepër i kërkuar, ndërsa luan në Premier Ligë për Sauthemptonin. Klauzola e shitjes për kartonin e 25-vjeçarit shkon në 25 milionë stërlina, por fakti që ka nisur një “luftë civile” mes Mançester Sitit e Çelsit mund ta bëjë që kjo vlerë të rritet ndjeshëm. Drejtusit e Sauthemptonit fërkojnë duart sepse mediat përmendin shifrën prej 55 milionë stërlinash, e cila mund të paguhet. Kjo është shifra që kërkon vetë klubi, veçse Çelsi e Siti i kanë financat e duhura për të bërë sakrifica të tilla dhe trajnerët Konte e Guardiola janë të dënuar që të fitojnë, ndaj nuk mund të kursehen shumë. Guardiola shpreson që kjo blerje të shtyhet deri në verë, veçse nuk dihet nëse mund të pritet kaq gjatë, duke pasur kaq pranë rrezikun nga blutë e Londrës.