Van Basten: Milan-Como në Australi? Çmenduri

Marco Van Basten ka reaguar me ashpërsi ndaj vendimit për të luajtur disa ndeshje të Serisë A dhe La Liga jashtë vendeve të tyre, përkatësisht Milan-Como në Perth dhe Villarreal-Barça në Miami.

Ish-fituesi i Topit të Artë komentoi: “Ke një kampionat që luhet normalisht në Spanjë ose Itali dhe papritmas e gjen veten duke luajtur në anën tjetër të botës. Avantazhi i të luajturit në shtëpi ndryshon krejtësisht. Kjo është çmenduri edhe për tifozët.” Ai nuk ndali me kaq, duke shtuar: “Çfarë lloj komedie është kjo? Nuk e kuptoj fare, më duket e çmendur. Kjo është një mungesë mirënjohjeje ndaj tifozëve dhe vendit. Gjithashtu, është një dështim i kampionatit, sepse po falsifikohet. Pse një skuadër luan në transfertë e tjetra jo? Nuk është e drejtë, është një deformim i konkurrencës dhe duhet të ndalohet.”

sfidanti.al