‘Titulli i vitit 1990? Bënë gjithcka mundën për t’ia dhënë Napolit. Rregullat e reja lejonin pjesëmarrjen në Kupën e Kampioneve si të skuadrës fituese një vit më parë ashtu edhe atë fituese të kampionatit. Ne kishim fituar Kupën e kampioneve dhe bënë gjithcka që të na pengonin që të fitonim kampionatin për të cuar 2 skuadra italiane në kompeticionin më të rëndësishëm evropian’. Është kjo akuza shokuese e Marco Van Basten teksa foli në një intervistë për të përditshmen AS ku foli për kampionatin italian të vitit 1990 që Milani e humbi në fund kundrejt Napolit.
‘Ishin skandale të jashtëzakonshme arbitratre kundër Milanit, Interit e Veronës-vijoi Van Basten-ndërkohë që kishte vazhdimisht vendime në favor të Napolit. Ndeshja që iu dhurua në Bergamo kundër Atalantës për episodin e Alemaos kur po humbiste 2-0 ishte dicka e tmerrshme’
Van basten në këtë pikë iu referua sfidës Atalanta-Napoli të 8 prillit 1990, por kujtesa e Van Basten në këtë pikë nuk është e fortë sepse ndeshja ishte 0-0 kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë kur nga tribuna u hodh një monedhë që goditi Alemaon që më pas u dërgua në spital, dhe Napolit iu dha fitorja në tavolionë 2-0.
‘Napoli e fitoi atë titull në zyra-mbylli akuzën e tij shokuese Van Basten.
Sfidanti.al