Valon Berisha, cili tjetër do të ishte fituesi i 2016-tës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka fituar çmimin lojtari i vitit në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Faleminderit për këtë çmim. Ky vlerësim bën krenar gjithë familjen time, shumë faleminderit për këtë çmim, për këtë gëzim që më dhuruat”, tha ai.

“Ka qenë një vit shumë i mirë, si te klubi ku luaj, po ashtu edhe debutimi me Kosovën. Faleminderit edhe një herë, shpresoj se 2017’ta do të jetë vit i suksese dhe Kosova do te shkoje përpara”, shtoi më tej ai.