Fitorja ndaj Espanyolit përpara dhjetë ditësh e lejoi Valladolidin të marrë 3 pikë dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në La Liga në Spanjë. Për këtë arsye sipas ‘La 8 de Valladolid’, presidenti I klubit, Fenomeni Ronaldo vendosi të shpërblejë futbollistët për atë rezultati duke I dhuruar secilit prej futbollistëvë nga një iPhone dhe bileta avioni për pushime
Ronaldo që zotëron 51% të aksioneve të klubit spanjoll nuk e bën për herë të parë një veprim të tillë. Në muajin maj të vitit të kaluar, ashtu sikurse premtoi, ai I mundësoi skuadrës pushime në Formentera pasi arriti të sigurojë mbijetesën në La Liga sezonin e kaluar.
Sfidanti.al