Vendimi u mor besohet në bazë të raportit të gjyqtarit dhe të zyrtarëve që ndodheshin në ndeshje. Futbollisti i Sllavias së Pragës, Ondrzej Kudela u dënua me 10 ndeshje pezullim nga kupat e Europës, pasi organet disiplinore të UEFA-s e gjetën fajtor për sjellje raciste ndaj lojtarit të Gllazgou Rejnxhërist, Glen Kamara. Edhe ky i fundit mori një dënim prej 3 ndeshjesh, pasi u akuzua nga klubi çek se e sulmoi në pabesi Kudelën me grushta në fytyrë, ndërsa u ndodhën në tunelin e stadiumit. Rejnxhërsi dhe Kamara akuzuan Kudelën se ofendoi me fjalët “majmun m…” gjatë ndeshjes së Ligës së Europës në Skoci. Pritet të ketë apelim të dënimeve, ndonëse logjika është e qartë që UEFA e dënon racizmin edhe më shumë se dhunën.
Sfidanti.al