Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, ka konfirmuar se dëmtimi i sulmuesit Armando Broja nuk është aq serioz dhe ka gjasa që lojtari të jetë gati për ndeshjen e fundjavës kundër Chelseat.
Broja u dëmtua teksa po tentonte të bënte një driblim gjatë humbjes 0-2 të Shqipërisë në shtëpi nga Anglia. Kishte frikë që lëndimi i Brojës është serioz, megjithatë Parker ka konfirmuar se lojtari ka kryer stërvitje në dy seancat e fundit. “Shpresoj se Armando do të jetë gati për fundjavë. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë rikujtim sepse është top lojtar”, deklaroi ai.
Burnley në fundjavë do të presë Chelsean, skuadër në të cilën e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës Broja. Mbetet të shihet nëse Broja do të ftohet ndaj Chelseat, sidoqoftë, në rast që jo, atëherë pritet të jetë gati për ndeshjen me Brentfordin.
sfidanti.al

