Deri tani mendohej se gjermani ishte favorit për detyrën e lënë bosh nga Antonio Konte, por mediat në Angli shkruajnë ndryshe. “Deili Meil” komenton se Totenhemi nuk ka ndërmend të marrë Julian Nagelsmanin si trajner, pavarësisht se mendohej që ishin zhvilluar bisedime dhe se po bëheshin planet e së ardhmes me të. Ish-trajneri i Bajernit qenka tërhequr nga gara, duke mos qenë i bindur nga drejtuesit e klubit dhe projekti i tyre. Spërsat kanë një listë me emra si De Zerbi, Luis Enrike dhe Arne Slot si kandidatë potencialë për stolin.
Sfidanti.al