Është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Sandro Tonali-t në Serie A, por për momentin, ish-lojtari i Milanit duket i kënaqur me Newcastle-in. Mesfushori italian foli për marrëdhënien e tij me klubin anglez dhe tifozët gjatë muajve të vështirë të pezullimit të tij për shkak të basteve: “Shumë në futboll, ashtu si në jetë, të gjykojnë duke kaluar vijën ndarëse midis asaj që është e mirë për ty dhe asaj që është e keqe”.
“Tifozët e Newcastle-it, megjithatë, nuk e kanë bërë kurrë këtë me mua. Ata e dinë çfarë kam bërë, janë të informuar dhe e kuptojnë, por nuk gjykojnë. Ata më ngulitën këtë parim të mos gjykimit dhe tani jam edhe unë kështu”, tha Tonali gjatë një interviste të gjatë me Sky Sport.

