Juventus nuk ia del dot që të sigurojë shërbimin e Corentin Tolisso. Mesfushori zgjodhi Bayernin e Mynihut për të vijuar karrierën e tij duke nënshkruar me bavarezët një kontratë që do të skadojë në vitin 2022. Kampionët e Gjermanisë dredhën në arkat e Lyonit 41.5 milionë Euro që përbën edhe shifrën më të lartë të shpenzuar nga klubi gjerman për një futbollist duke thyer rekordin e vitit 2012 kur Bayerni pagoi 40 milionë Euro për Javi Martinez. Por transferimi i Tolisso nuk ishte rekord vetëm për Bayernin, por edhe për vetë Lyonin. Sipas kontratës së nënshkruar, skuadra franceze përvec 41.5 milionë Eurove do të përfitojë nga bavarezët edhe 6 milionë euro të tjerë në formën e shpërblimeve.
sfidanti.al