Tite thërret në përfaqësuese edhe Vinisiusin dhe Paketën

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, shpalli listën e futbollistëve që ai ka thirrur për ndeshjet e ardhshme me Panamanë dhe Çekinë. Në këtë listë ndodhen edhe emrat e dy“mrekullive” tëreja, Vinisiusit të Realit të Madridit dhe të Lukas Paketës së Milanit.

Brazili do të luajë më 23 mars me Panamanë, kurse tri ditë më vonë me Çekinë në kuadrin e përgatitjeve të “Selesaos” për Kupën e Amerikës që fillon në qershor. Paketa, në fakt, kthehet në përfaqësuese, duke qënë se shtatorin e kaluar ai luajti nëndeshjet miqësore kundër SHBA-së dhe Salvadorit. Atëkohë, futbollisti ofensiv, Paketa 21-vjeçar, luante në përbërje të Flamengos dhe ai ka luajtur në tetë ndeshje të ekipit të të rinjve nën 20 vjeç të Brazilit.

Vinisiusi, nga ana tjetër, ende nuk ka debutuar me ekipin e të rriturve të Brazilit, por ndërkohë ky futbollist 18-vjeçar është bërë lojtar standard i Realit të Madridit, kështu që Tite ka vendosur që ta thërrasë atë në ekipin përfaqësues brazilian A, ndërkohë që ky futbollist i ri i talentuar ka luajtur me përfaqësueset braziliane të moshave nën 15, 17 dhe 20 vjeç.

Aleks Sandro do të zëvendësojë Marselon si mbrojtës i majtë, ndërkohë që në përbërje të përfaqësueses së vet Tite ka thirrur vetëm dy futbollistë nga kampionati brazilian: Evertonin e Gremios dhe portierin e tretë Veverton që luan me Palmeraisin.

Sfidanti.al