Shkarkimi? Ranieri e di se ç’bën, Fulhami nuk e di!

Klaudio Ranieri u shkarkua si trajner i Fullhemit mbas vetëm tre muajsh dhe vendin e këtij trajneri italian në stolin e drejtimit të këtij ekipi do të ulet Skot Parker që, në fakt, do të jetë trajner i përkohshëm.

Në ndeshjen e fundit Fullhemi u mund 2-0 nga Sauthemptoni në fushën e këtij të fundit dhe momentalisht ai ndodhet në vendin e parafundit, të 19-të, të Premier Ligës.

Dhjetë ndeshje para përfundiumit të kampionatit anglez, Fullhemi ka 10 pikë më pak sesa ekipi para tij që ndodhet në “zonën e sigurt”. Ranieri në krye të Fullhemit arriti vetëm tri fitore në gjithsej 17 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që pësoi 11 humbje!

Mediat angleze patën një konkluzion shumë të qartë për atë që ndodhi në klub. “Deili Meil” komentoi se “Ranieri e di se çfarë bën, por Fulhami nuk e di”. Gazetat u tallën me lajmet se Fulhami e shkarkoi trajnerin italian sepse metodat e tij të stërvitjes ishin të vjetëruara. Me këto metoda “të vjetëruara”, Ranieri doli kampion me Leisterin në 2016.

Sfidanti.al