UEFA ka ndëshkuar Ajaksin 2 ndeshje pa tifozë në transfertë në Ligën e Kampioneve dhe e ka ndaluar klubin kampion të Holandës që të shesë biletat për ndeshjen e 5 nëntorit me celsin. por problemi është se shumë prej tyre kishin bëtë prenotimet e fluturimeve, udhëtimit me tren dhe akomodimin në hotelet e Londrës.
Dhe është normale që të lindë pyetja; Cfarë do të ndodhë tani? Mesa duket tifozët e Ajaksit janë në gjendje që të japin një përgjigje; në fakt 2000 prej tyre kanë vendosur që të shfrytëzojnë udhëtimin drejt Londrës dhe të ndjekin ndeshjen mes Lejton orient dhe skuadrës U21 të Brajtonit e vlefshme për Trofeun Leasing.com, një kompeticion që sheh të impenjuar skuadrat e kategorive inferiore të futbollit anglez.
Klubi historik londinez duke nuhatur mundësinë e rritjes rekord të të ardhurva u shfaq disponibël për të pritur tifozët holandezë dhe deklaroi se dëshiron të hyjë në kontakt me Ajaksin për të administruar sa më mirë fluksin e tifozëve holandezë. Ajaksi u dënua nga UEFA për sjelljen jo të përshtatshme të tifozëve të tij gjatë ndeshjes me Valencian.
sfidani.al