Një episod i turpshëm ndodhi gjatë ndeshjes Manchester City-Brighton (2-1), ku u bënë protagonistë tifozët vendas. Të cilët nuk i kursyen koret ofenduese ndaj Sir Bobby Charlton.
Legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej vitesh. Charlton fitoi Kupën e Botës me Anglinë në 1966, teksa me “Djajtë e Kuq” luajti 17 sezone. Gjatë së cilave shënoi 249 gola duke fituar 3 tituj kampionë në Angli, një FA Cup, një Community Shield dhe një Ligë Kampionesh. Në vitin që fitoi Botërorin me kombëtaren e Anglisë, Charlton fitoi edhe Topin e Artë. Në lidhje me veprimin e turpshëm të disa tifozëve të Citizens, kampionët në fuqi të Anglisë dhe Europës kanë reaguar, duke u distancuar nga ngjarja.