Tifozët e Ajasios sulmojnë një fëmijë 8-vjeçar marsejez!

Skena të turpshme, por që i përkasin një bote ku ne ende vazhdojmë të jetojmë. Natyrisht, dikur ka ndodhur edhe më keq, dhe sot ka luftëra e fatkeqësi, por nuk është aspak gjë e vogël që ultras të një ekipi të sulmojnë një tifoz 8-vjeçar të skuadrës kundërshtare, i cili për më tepër është i sëmurë. Ndodhi në Francë, dhe agresorët ishin përkrahës të Ajasios, duke sulmuar një fëmijë 8-vjeçar që ishte tifoz i Marsejës. Ky fëmijë vuan nga kanceri në tru, ndërsa atij iu shqye fanela nga trupi dhe iu dogj në mënyrë të tmerrshme dhe të turpshme.

Sfidanti.al