T’i heqim kapelen trajnerit të Karabakut, Gurbanov!

Në stadiumin e Bakusë sulmuesi i ekipit të tij, Ibrahima Uaxhi, shënoi një gol për epërsinë 1-0 në Ligën e Konferencës dhe entuziazmi i skuadrës nga Azerbajxhani ishte i jashtëzakonshëm. Krejt i ligjshëm ky gëzim pasi po kryesohej në fushën e një skuadre të fortë si Olimpiku i Marsejës, veçse goli ishte shënuar me dorë, madje duke goditur topin me grusht. Gjyqtari nuk e dalloi, VAR në këtë konkurrim nuk ka, ndaj edhe e cilësoi rrjetën të rregullt, pavarësisht se lojtarët francezë protestuan. Megjithatë, goli u anulua për shkak të ndërhyrjes së dikujt që nuk mendohej. Trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov, urdhëroi lojtarin e tij që t’i thoshte arbitrit se e kishte shënuar golin me dorë. Në fund, OM fitoi 2-0 dhe u kualifikua, por gjëja që mbahet mend më shumë është sportiviteti i Gurbanovit.

Sfidanti.al