Teta Nada, tifoze e Junajtidit nga 1958, por s’ka biletë për Superkupën!

Teta Nada është një mjeke pediatre që ka dalë në pension dhe, tani, është 84 vjeçe, 59 nga të cilët ajo bën tifozllëk për Mançester Junajtidin. Ajo ka me “djajtë e kuq”, madje, më shumë sesa ser Aleks Fergusoni.

Teta Nada, tani, po bën gjithçka që të gjejë një biletë për të parë ndeshjen e Superkupës evropiane mes Mançester Junajtidit dhe Realit të Madridit që do të luhet të martën e ardhshme (8 gusht) në stadiumin “Telekom Arena” (Filipi i Dytë) të Shkupit. Sigurisht që ajo e meriton një biletë për këtë ndeshje shumë më tepër sesa mjaft tifozë të tjerë.

Sfidanti.al