Tërmeti I fuqishëm që tronditi rëndë Shqipërinë ka prekur thellë të gjithë komunitetoin shqiptar që jeton jashtë kufijve të vendit, sidomos atij që jeton në Itali. Një prej atyre që reaguan menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë ishte ish futbollisti I përfaqësueses shqiptare, aktualisht Drejtor Sportiv I Lazios, Igli Tare që u shpreh në një intervistë për agjencinë Adnkronos.
‘Është një tragjeti që ka ka tronditur thellë mua dhe familjen time, një tragjedi shumë e madhe-tha Igli Tare në intervistën e tij-duket se numri I viktimave është ui destinuar të rritet, unë uroj me gjithë zemër që të ndodhë e kundërta. Do të bëj gjithcka mundem për të ndihmuar popullin tim, do te përpiqem mesa mundem të jap kontributin tim’.
Ndërkaq, në të gjithë vendin klube të kategorisë Superiore nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe kanë ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ata që kanë shfaqur vullnetin për të dhënë ndihmën e tyre në këtë situatë shumë delicate. Por mesazhet inkurajuese vijnë edhe nga futbolli Italian sic është rasti I Milanit dhe Napolit
‘Në këto moment dramatike, ee gjithë familja kuqezi përqafon popullin shqiptar që u godit nga tërmeti në orët e fundit-lexohet në një postim në rrjetin social Tëitter të Milanit, ndërkohë që edhe Napoli e dha mesazhin e tij, po nëpërmjet kësaj platforme sociale
‘Jemi shumë pranë popullit shqiptar që gjatë natës u godit nga një tërmet I fortë-lexohej në postimin e klubit napoletan
Sfidanti.al