Ky nuk është momenti më i mirë për futbollistët e Realit të Madridit. Fillimisht ishte Cristiano Ronaldo që u padit për evazion fiskal akt për të cilin do të dëshmojë në 31 gusht, tani ai që duhet t’i përgjigjet drejtësisë është Luka Modric. Prokurorët në Kroaci kanë konfirmuar se kanë hapur hetime ndaj mesfushorit kroat pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rreme. Sigurisht drejtursot e organit të akuzës në Kroaci nuk e përmendën emrin e futbollistit për shkak të hetimeve, por nga përshkrimet e bëra rezulton që të jetë pikërisht Modric i hetuari. Modric javën e kaluar dëshmoi në një proces gjyqësor me akuzën për evazion fiskal të 3 drejtuesve të Dinamos së Zagrebit dhe 1 zyrtari të organeve tatimore, evazion që kapte vlerën e 1.84 milionë Dollarëve. Por sipas Organit të akuzës, Modric kishte bërë një deklaratë false dhe tashmë rrezikon të dënohet me 5 vjet burg. Por problemet për Modric duket se nuk mbyllen këtu, kroati është edhe nën hetimin e organeve tatimore spanjolle për evazion fiskal duke i kaluar të ardhurat nga e drejta e imazhit në kompani të krijuara në Luksemburg, vend ku taksa mbi të ardhurat e përfituara nga e drejta e imazhit është vetëm 10%.
sfidanti.al