Të presim…”, kështu i ka thënë Modric, sulmuesit brazilian Neymar, pas miqësores mes Brazilit e Kroacisë.
Pas miqësores mes Kroacisë e Brazilit, ku fituan këta të fundit dhe Neymari u rikthye nga dëmtimi me supergol, në tunelin që dërgon në dhomat e zhveshjes janë takuar Modrici dhe talenti brazilian, që kanë shkëmbyer fanellat.
Gjatë shkëmbimit të fanellave, ata i nënshkruan ato dhe AS raporton se Modric i thotë Neymarit: “Të presim, eh”.
Pasi Modric e ftoi haptazi në Real Madrid, Neymar vetëm buzëqesh.