Kaljari konfirmoi zyrtarisht transferimin e futbollistit të njohir kroat, Dario Srna, që erdhi në Kaljari si lojtar i lirë, ndërsa vitet e fundit ka mbajtur bluzën e Shahtjorit të Donjeckut. Në uebsajtin e klubit u publikua njoftimi se ky lojtar kroat kishte nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin kaleritan me opsionin për ta vazhduar kontratën edhe një sezon tjetër.
Ky futbollist veteran 36-vjeçar ka zhvilluar mbi 500 ndeshje me bluzën e Shahtjorit, ndërsa me përfaqësuesen kroate ka zhvilluar gjithsej 134 ndeshje. Pritet që Srna të mos luajë në dy raundet e parë të sezonit të ardhshëm, pasi ai ndodhet ende i dënuar, sepse doli pozitiv në testet e dopingut.
Sfidanti.al