Takimi i UEFA, mbyllja e kampionateve brenda 3 gushtit

Takimi i UEFA që është mbajtur këtë të enjte nëpërmjet një videoconference në Nyon, konfirmoi hipotezat  e ditëve të fundit për mbylljen e sezonit 2019/2020 që nuk duhet të jetë përtej datës 3 gusht. UEFA i jep shumë rëndësi mbylljes me cdo kusht të ligave me cfarëdolloj formule. Në këtë mënyrë 55 Federatat kanë kohë deri në 27 maj për të prezantuar planet e tyre për rifillimin e kampionateve respektive

Objektivi i UEFA është që të gjithë kampionatet të mbyllen nuk ka rëndësi sesi me playoff apo mini-turne. Në rast se një dekret qeveritar do të ndalojë evenimentet sportive në një datë të papërputhshme me mbylljen e ssezonit aktual apo me atë të fillimit të sezonit pasardhës, ose nëse do të ketë probleme të tilla ekonomike sa të rrezikohet stabiliteti i kampionateve apo klubeve mund të zgjidhet opsioni i përfundimit të parakohshëm të kompeticioneve.

Nëse do të ndodhë mbyllja parakohe e Ligave, Federatat(jo Ligat) do të duhet të dërgojnë listën e skuadrave të kualifikuara për në kompeticionet UEFA në bazë të klasifikimit të sezonit aktual në momentin e ndërprerjes së tij. UEFA do të monitorojë këtë proces që të sigurohet se  do të aplikohen kriteret e meritës dhe do të ketë transparencë; në rast të kundërt, do të refuzojë ose do të vlerësojë pranimin e klubeve në fjalë në evenimentet e saj.

Ndërkaq, UEFA ka shtyrë një tjetër evropian futbolli, atë të Futbollit të Femrave që do të mbahej në 2021 në Angli për në 6-31 korrik të vitit 2022.

Sfidanti.al