Supeliga kineze, vendoset tavan për pagat, rrezikohet eksodi i yjeve

Superliga kineze mund të përballet me një eksod masiv të superyjeve të saj në muajt e ardhshëm. Federata Kineze e Futbollit do të miratojë gjatë javës një tavan të ri për pagat. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mail’, tavani i ri i pagave është 630 mijë Euro në vit për lojtarët vendas dhe 3 milionë Euro në vit për të huajt

Është kjo një masë që komplikon shumë situatën dhe qëndrimin në Kinë e yjeve të futbollit si Oscar (Shanghai SIPG), Paulinho (Guangzhou Evergrande Taobao) apo Cedric Bakambu  (Beijing Sinobo Guoan). Oscar në momentin  e transferimit të tij në Kinë pranoi se shkoi në Azi për anën financiare teksa nënshkroi kontratë me 20 milionë Euro që do të thotë se kjo masë e re e redukton pagën e tij në masën 90%.

Bakambu shënuesi më i mirë i kampionatit me 11 gola, përfiton një pagë prej 19.5 milionë Euro në vit. Klubet që e kalojnë këtë tavan pagash dënohen me heqjen e 6-24 pikëve nga klasifikimi, ndërsa futbollistët e nuk do të mund të marrin pjesë në ndeshjet e organizuara nga Federata. Sipas  ‘South China Morning Post’, ekziston mundësia që redutktimi i pagave të yjeve të kampionatit kinez të bëhet në 3 vjet dhe jo në mënyrë të menjëhershme, por nuk dihet se sa do të jetë masa e reduktimit në këtë rast.

Sfidanti.al