Shkencëtarët kanë gjetur shenja të dëmeve në tru që mund të shkaktojnë çmenduri, harresë apo edhe probleme të tjera, te disa ish futbollistë. Sipas agjensisë Reuters, një gjë e tillë ka nxitur shqetësimet që vijnë nga goditjet e shpeshta të topit me kokë, apo nga përplasjet mes lojtarëve në fushë.
“Studimi i vogël”, siç e vlerëson Reuters, është i pari i këtij lloji i kryer me gjashtë lojtarë që kanë vdekur me sëmundjen e harresës dhe ç’rregullime personaliteti, të gjithë ish futbollistë që kanë pasur karrierë të gjatë në futboll. Të gjithë personat në fjalë kanë qenë të njohur për aftësinë e goditjes së topit me kokë.
Sfidanti.al