Sterling rreshtohet kundër racizmit: Tani është sëmundja e vetme

Raheem Sterling është sporti I radhës që shprehet në favor të protestave kundër racizmit që kanë shpërthyer jo vetëm në SHBA por edhe në vende të tjera të botës për vrasjen e George Floyd nga policia në Minneapolis.

‘Në këtë moment sëmundja e vetme është racizmi të cilin po e luftojmë-tha Sterling për BBC-është gjëja më e rëndësishme sepse është dicka që po ndodh prej vitesh e vitesh. Ashtu sikurse për pandeminë, duam që të gjendet një zgjidhje për të ndalur racizmi. Kjo është ajo që po bëjnë të gjithë këta manifestues. Po kërkojnë një mënyrë për të ndalur padrejtësitë që po shohin’.

Në fund të intervistës së tij, Sterling shtoi se protestat janë të drejta përsa kohë që kryen në mënyrë paqësore, pa lënduar askënd dhe pa grabitur dyqanet’

Sfidanti.al