Sparta Prage, zenka me Drejtorin Sportiv i kushton Stramaçonit; shkarkohet nga detyra

Andrea Stramaçoni nuk eshte me trajneri i Sparta Prage. Klubi çek zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit italian i cili pagoi rendimentin e ulet te skuadres se tij dhe raporteve jo te mira me Drejtorin Sportiv, Zdenek Skazni e tifozerine.

Aventura e Stramaçonit me Sparten e Prages u mbyll pas barazimit me skuadren e Zbrovojka Brno. Por fatale ne te gjithe kete histori per Stramaçonin ishte zenka ne dhomat e zhveshjes me Skaznin i cili ne pushimin e ndeshjes u dha keshilla lojtareve ne gjuhen çeke duke bere qe trajneri dhe Drejtori Sportiv te perfshihen ne debat te ashper ku u zbuluan disa inate te vjetra.

Per Stramaçonin qe dikur ka qene trajner i Interit, kjo eshte hera e trete qe shkarkohet nga detyra e trajnerit pas Udinezes dhe Panathinaikos.

Sfidanti.al