‘Cristiano Ronaldo? Kampionët e mëdhenj kujtojnë se janë mbi gjithcka. Kur la Italinë për të shkuar në Portugali theu protokollin dhe kjo është një e dhënë objective. Jo më kot është hapur edhe një dosje në Prokurori në e Shtetit si dhe atë sportive për sinjalizimet e Asl-kështu u shpreh ministri i Sporteve, Vincenzo Sadafora për median italiane.
‘Mesazhi që duhet të japin kampionët është respektimi i rregullave-vijoi Spadafora-unë thashë atë cfarë mendoja për Ronaldon edhe pse ai ka miliona ndjekës në rrjetet sociale’.
Spadafora foli edhe për situatën në futboll si dhe masat e reja që qeveria italiane do të publikojë në ditët në vazhdim.
‘Futbolli është një industry shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojë rregullat-tha Spadafora-mund t’ia dalë mbanë, por nuk e di nëse do të mbyllet kampionati apo jo. Është një situatë e vecantë për të cilën duhet të jenë të ndërgjegjshëm edhe te Lega Serie A dhe duhet të mendojnë për një plan B apo C. unë mbroj linjën që protokolli që funksionon të respektohet. Por nëse dikush nuk e respekton…Të premten do të publikojmë një protokoll akoma më i ashpër për praktikën sportive në mënyrë të vecantë për distancimin social dhe përdorimin e maskës edhe gjatë zhvillimit të disa aktiviteteve’.
Sfidanti.al