Sondazhi i ‘Marca’; Mesi, futbollisti më i mirë i vitit 2018

Nuk është vetëm ‘Four Four Tëo’ ajo që vlerëson Lionel Mesin si futbollistin më të mirë të vitit 2018. Edhe në Spanjë rezulton se sulmuesi argjentinas i Barcelonës është më i miri për vitin që sapo u mbyll dhe këtë e tregon sondazhi i kryer nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’.

Në këtë pikë pjesa më e madhe e votave të lexuesve të kësaj të përditshmeje e kanë vendosur Lionel Mesin në vendin e parë ndër 100 futbollistët më të mirë të vitit duke lënë pas Luka Modric të Realit të Madridit dhe Antuan Grizman të Atletico Madrid.

Mesi fitoi në këtë sondazh për faktin se fitoi Këpucën e Artë, është golashënuesi më i mirë për vitin kalendarik, ndërkohë që fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën. Momentet më negative të tij gjatë 2018 kanë qenë eliminimi nga Roma në Ligën e Kampioneve dhe ai i Argjentinës nga Franca në 1/8 e finaleve në Botërorin e Rusisë duke humbur mundësinë për të fituar të vetmin titull që i mungon.

Por në aspektin individual, paraqitjet e tij kanë qenë vërtet fantastike. 2018 e mbylli me 51 gola, ndërkohë parashikohet që ai të dominojë me grusht të hekurt edhe në vitin 2019.

Sfidanti.al