Son mund të largohet nga Tottenham

Turneu i Tottenham Hotspur në Korenë e Jugut po rezulton faktor kyç në të ardhmen e kapitenit Heung-min Son, futbollist që pëlqehet në Arabinë Saudite. E ardhmja e 32-vjeçarit te Spurs është e pasigurt, me vetëm një vit kontratë të mbetur në kontratën e tij, dhe një numër klubesh të Lindjes së Mesme që po shqyrtojnë mundësinë për të përfituar nga situata dhe për të “rrëmbyer” një nga yjet më të nënvlerësuar të kontinentit. Tottenham është gati që të marrë në shqyrtim vetëm një ofertë dukshëm më të lartë se vlerësimi i tij aktual. Deri më tani, sipas mediave angleze, nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar, por ndjesia, edhe pas nënshkrimit përfundimtar të Tel dhe interesit për Mbeumo, është se fati i sulmuesit do të kuptohet vetëm në fund të merkatos. Son është pjesë e Tottenham prej 10 vitesh.

 

 

sfidanti.al