Prezantohet Gasperini: Nuk mund të mendojmë për titullin

Gian Piero Gasperini është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Romës, pasi firmosi kontratën e vlefshme deri në qershor 2028. Gjatë prezantimit, në prani të Claudio Ranierit, tashmë në rol drejtues, Gasperini theksoi se objektivi kryesor është kualifikimi në Champions League. Ai u shpreh se titulli kampion nuk është aktualisht një synim real, por gjithçka mbetet e hapur. “Mendoj se rezultati maksimal që mund të arrijmë është kualifikimi në Champions. Nuk mund të mendojmë që Roma të fitojë titullin kampion në këto momente, por nuk i dihet kurrë. Them se një vend në Champions është objektivi më i mirë për ta kthyer këtë ekip më të fortë,” tha tekniku italian. Roma nuk e ka fituar Serinë A që nga viti 2001, ndërsa trofeu i fundit ishte Conference League në vitin 2022. Gasperini vjen pas një periudhe të suksesshme me Atalantën, ku fitoi Europa League në 2024 dhe e kualifikoi disa herë në Champions. Ai pritet të marrë vendim edhe për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili kthehet nga huazimi te Espanyol. Roma do të jetë pjesë e Europa League në sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojë sukses nën drejtimin e teknikut të ri.

sfidanti.al