Në një moment të shkëlqyer të sezonit, ku kryeson me një distancë sigurie dhe shkon e sigurtë drejt titullit kampion, Barcelona është përfshirë në atë që mediat iberike e kanë quajtur “Barça-Gate”. Pas dokumentit të bërë public, ku rezulton se klubi “blaugrana” ka paguar për tre vite radhazi, nga 2016 deri në 2018 zv/presidentin e Komitetit të Arbitrave, Hoze Maria Henrikez Negreira, në Spanjë ka nisur një betejë mediatike.
Në njërën anë janë gazetat madrilène që flasin për një skandal të vërtetë. Sipas tyre, afro1.4 milion euro të nxjerra nga arka e Barcelonës i kanë lejuar skuadrës favore në fushën e lojës. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti i klubit Johan Laporta, që flet për një komplot. “Këto akuza nuk janë rastësi, por vijnë pikërisht për të dëmtuar sezonin tonë”, ka thënë numri një i Barcelonës. Por një tjetër fakt që rëndon pozitat e të dy palëve ka të bëjë me zbulimin se Negreira është partner në një prej kompanive që sponsorizojnë skuadrën katalonjase. Liga Spanjolle ka njoftuar nisjen e një hetimi dhe nëse dyshimet vërtetohen Barcelona rrezikon penalizime të rënda.
Sfidanti.al