Simone Inzaghi fiton çmimin “Pankina e Artë”

Trajneri i Interit, Simone Ingazhi, ka fituar çmimin “Panchina d’Oro” për sezonin 2023-2024 si njohje për rolin që pati ai në fitimin e “Scudettos”. “Panchina d’Oro” është një çmim vjetor që jepet për trajnerët më të mirë në Itali në Coverciano. Për këtë çmim fillimisht kishin votuar gazetarët, por tani ai dhurohet nga votat e trajnerëve në Itali, duke përfshirë çdo trajner profesional në Serie A në Serie B në të dy gjinitë, që nga sezoni 2016-2017.

Kjo është hera e parë për Inzaghin që e fiton këtë çmim dhe e para për një trajner të Interit që prej Antonio Contes kur e fitoi në sezonin 2020-2021. Para Contes i fundit që e kishte fituar këtë çmim ka qenë Jose Mourinho në sezonin 2009-2010. Inzaghi e fitoi çmimin për edicionin 2023-2024 me shumicë votash (26). Gian Piero Gasperini i Atalantas përfundoi i dyti me 14 vota, teksa Vincenzo Italiani përfundoi i treti me katër vota. Carlo Ancelotti i Real Madridit gjithashtu ka marrë çmimin për arritje jetësore. Ky është veçanërisht një çmim i veçantë dhe nuk ka fitues të rregullt. Kanë qenë vetëm pesë fitues të mëparshëm të këtij çmimi dhe i fundit ishte Luis Vicino në vitin 2016.

sfidanti.al