Përfaqësuesja e Argjentinës, sikurse dihet, kaloi shumë keq në këtë Botëror, sidoqoftë, pati fat se arriti deri në 1/8 e finaleve të tij, por humbja 3-4 ndaj Francës e nxori atë jashtë Mundialit. Atmosfera në këtë përfaqësuese është shumë, shumë larg që të quhet idilike dhe fakt është ajo që ndodhi mbas eliminimit të Argjentinës.
Media shkruan se të gjithë futbollistët e saj u larguan nga Rusia me mënyra të ndryshme dhe se vetëm një prej tyre u kthye me avionin zyrtar, me të cilin kishte ardhur i gjithë ekipi argjentinas në Kupën e Botës së Rusisë dhe ky ishte Enco Perez.
Superylli argjentinas, Lionel Mesi, u kthye në Barcelonë bashkë me bashkëshortën e tij dhe që andej ai do të niset për në Rozarion e atij në Argjentinë, ku ka edhe familjen e vet.
Sfidanti.al