Shqetësim familjar për Zidanin, Luka mbetet apo ikën nga Reali?!

Në futbollin profesionist, nepotizmi është gjëja e fundit që ka rëndësi, njëlloj si në jetën e përditshme ku, pavarësisht pabarazisë e krizave, meritokracia është e padiskutueshme. Këtë e di mirë Zinedin Zidani, një profesionist i madh në fushë e në stol, i cili duhet të mos lejojë të dominohet nga ndjenja prindërore në detyrën e tij si trajner i Realit.

Shqetësimi i tij atëror është fati i djalit të tij, Lukës, aktualisht portier në “Bernabeu”. Luka Zidan është 21 vjeç, dhe babai i tij shpresonte ta përfshinte në treshen e portierëve të Realit, pas Tibo Kurtuasë, dhe kampionit të botës U20, Andrej Lunin. Gjithsesi, kjo është e lidhur me fatin e të shquarit Kejlor Navas. Nëse ky largohet, Luka mbetet, por gazeta “Marka” shkruan se tashmë është e vendosur që Navasi nuk ikën, pra i bie që Luka të bëjë gati valixhet .

Sfidanti.al