Në fazën e grupeve pati 10 gola e 2 asistë në Champions në 2 ndeshje, ndërsa në total ka 23 gola e 7 asistë në vetëm 26 ndeshje. i tillë Sebastien Haler, sulmuesi i Ajaksit të Amsterdamit, dhe i Bregut të Fildishtë, ndërsa provoi fanelën e ekipeve kombëtare të moshave të Francës. Nuk mund të thuhet se Haler është vetëm një lojtar i kampionatit holandez, sepse ai ka shkëlqyer më shumë në Champions, madje ndaj ekipeve si Dortmund apo Sporting i Lisbonës. Edhe në ndeshjen e fundit, që Ajaksi e fitoi 3-0 në Eredivisie ndaj Heraklesit të Almelosë, sulmuesi shënoi 1 gol e shërbeu 1 asist. Kartoni i tij vlen 30 milionë euro, të paktën sipas “transfermarktit”. Flitet se Arsenali e pëlqen 27-vjeçarin dhe do të përpiqet ta marrë në verë, ndonëse Haleri dështoi tek Uest Hemi edhe pse u mor për plot 45 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al