Shenoi autogol, kercenohet Fernandinjo

Autogoli i shenuar ne ndeshjen ndaj Belgjikes ka sjelle shqetesime te medha per Fernandinjon dhe familjaret e tij. Mesfushori brazilian ka marre ne rrjetet sociale fyerje raciste e kercenime nga disa perdorues interneti.

Shume prej ketyre personave e quajten mesfushorin e Mancester Sitit me percmim ‘majmun’, ndersa te tjere arriten deri aty sa ta kercenonin ate me vdekje.

Edhe bashkeshortja e Fernandinjos, Roza Glaucia ne profilin e saj ne Instagram kishte marre mesazhe kercenuese e fyese, ndersa nena e futbollistitbu detyrua qe per shkak te ketyre fyerjeve te mbyllte profilin e saj ne Instagram.

Sfidanti.al