Ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja analizoi luftën për titull në Serie A. “Sfida mes Atalantës dhe Fiorentinës do të jetë një përballje e bukur mes dy skuadrave që luajnë futboll të mirë. Atalanta është një skuadër e fortë, nuk janë jashtë luftës për titull, skuadra e tyre ka ambicie të mëdha. Edhe Fiorentina ka hyrë në elitën e futbollit italian dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme. Toskanët në Champions League? Ëndrrat nuk realizohen kur nuk beson në to… Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje. Mendoj se Fiorentina mund të aspirojë në Europë, kjo do të ishte një arritje e madhe. Pastaj Champions League është pak larg, por skuadra ka cilësitë për të luftuar.”, u shpreh Reja.
sfidanti.al