Zgjohet Piontek, zgjodhet edhe Milani, ndoshta mund të arrihet Europa?

Në stol u kthye edhe “luftëtari”, Sinisha Mihajloviç, por këtë herë skuadra e tij nuk arriti ta përshëndeste siç duhet. U detyrua të pranonte humbjen përballë një Milani, të i cili ishte zgjuar Kristof Piontek (edhe pse shënoi me penallti). Zgjohet sulmuesi polak, zgjohen edhe kuqezinjtë, që shënojnë edhe me anë të Teo Hernandezit (shkaktoi dhe autogol), si dhe të Bonaventurës. Bolonjezët reaguan, por penalltia e Sansones në 84’ nuk pati gol tjetër nga pas.

Gazetat italiane shkruajnë se në pritje të Ibrahimoviçit, Milani po bën detyrën, pikërisht atë që po kërkon suedezi, kualifikimin në kupat e Europës. Ndoshta jo në Champions, pasi distanca është e madhe, por e pakta le të jetë Liga e Europës, dhe tani Napoli është vetëm 1 pikë larg. “Nuk është rastësi që po fitojmë, – tha trajneri Pioli, që arriti suksesin e dytë radhazi, – ne kemi më shumë besim në vetvete, me këtë mentalitet mund t’ia dalim me të gjithë. Nuk është se thjesht po fitojmë, por së pari po luajmë mirë. Na duhet të mendojmë për Sasuolon, një kundërshtar gjithashtu i fortë”.

Sfidanti.al