Zarate, kjo po që është ndeshja e jetës

Për Mauro Zaraten janë vërtetë kohë shumë të vështira. Futbollisti i Fiorentinës i është bashkuar një aksioni sensibilizues për luftën kundër kanserit, madje në një foto në Instagram është shfaqur me një bluze, ku prapa saj ishte stampuar një mesazh i fortë: “Fuck Cancer”. Eshtë e qartë që Mauro i dëshpëruar bën pjesë tashmë në një skuadër që po lufton fort, ku protagonist është bashkëshortja e tij, e cila vuan pikërisht nga kjo sëmundje.

Në golin e fundit që shënoi në Europa League, kundër Karabakut, Zarate festoi duke e hequr fanelën e Fiorentinës dhe në të kishte një tjetër, po në ngjyrë vjollcë, ku shkruhej në spanjisht: “Falenderoj Zotin, Nat të dua”. Këto ndoshta nuk janë ditë të përshtatshme për futboll.