Për të thuhet se është i vjetër dhe se shënon pak. Mosha ecën për Edin Xhekon që sot është 35 vjeç, por klasi mbetet, ashtu siç ka qenë kur ishte tek Volfsburgu apo Mançester Siti dhe ishte sulmues i nivelit botëror. Interi kërkon jo vetëm golat, por sidomos mënyrën e tij të lojës që të ndihmojë skuadrën të shënojë dhe të fitojë. Boshnjaku po e bën, siç ndodhi në Firence. Ai ka 4 rrjeta në 5 javë kampionat, ndërsa zikaltërit kanë 18 duke thyer rekordin që mbahej që nga sezoni 1960-1961. E bukura ishte se përpara golit, trajneri Inzagi kishte menduar ta zëvendësonte, siç e pohoi edhe vetë pas ndeshjes. “Donte të më nxirrte nga fusha? – tha Xheko, – ndoshta kishte pirë pak. Bëj shaka. Rëndësi kishte fitorja që tregoi se jemi skuadër e madhe. Bashkë me Lautaron mund të luajmë mjaft mirë, nuk e kam problem pozicionin”.
Sfidanti.al